Sport

Mac Allister transferohet te Liverpool


Gazetari i famshëm i transferimeve, Fabrizio Romano ka informuar përmes një cicërime në Twitter se transferimi i fituesit te Kupës së Botës, Alexis Mac Allister nga Brighton te Liverpool ka përfunduar.

Sipas tij, Mac Allister ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028 me Liverpool.

“Alexis Mac Allister në Liverpool! Marrëveshja e plotë e përfunduar për kontratën — kuptojmë se do të jetë e vlefshme deri në qershor 2028. Marrëveshje pesëvjeçare”.

Pritet që “The Reds” të paguajnë klauzolën në ditët në vijim, e cila do jetë më pak se ajo e raportuara prej 60 milionë funtesh.

“Liverpool do të paguajë klauzolën e blerjes në ditët në vijim, shumë më pak se tarifa e raportuar prej 60 milionë funte”.

Testet mjekësore do të përfundojnë në 24 orët e ardhshme, dhe nëse gjithçka shkon sic duhet, argjentinasi do jetë lojtari më i ri i Liverpool.

Kujtojmë se Mac Allister ka pasur performanca shumë të mira gjatë Kupës së Botës, ku edhe shpërtheu, por ai ishte po ashtu fantastik edhe me Brighton, ku i siguroi atyre një vend në Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore