Sport

Lyon konfirmon transferimin e Xherdan Shaqirit


Tashmë edhe zyrtarisht Xherdan Shaqiri, do të bëhet futbollisti më i ri i skuadrës franceze, Lyon.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Olympique Lyonnais është i kënaqur që më në fund ka arritur një marrëveshje me Liverpool-in për transferimin e mesfushorit zviceran, Xherdan Shaqiri, i cili ishte një ndër futbollistët kryesorë për Zvicrën në Kampionatin Evropian të kësaj vere”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit francez.

Shuma e transferimit të futbollistit nga Gjilani, thuhet se do të mbyllet për 12 milionë euro, me Shaiqirin që mbetet këtë të hënë të përfundojë testet mjekësore, pastaj të mbyll përfundimisht transferimin.

Kujotojmë që Shaqiri nuk ishte më pjesë e planeve të trajnerit të Liverpool-it, Jurgen Klopp, andaj vendosi që të provojë një tjetër aventurë në kampionatin francez.

Derisa, në të kaluarën përveç Liverpool-it, ai ka luajtur në klube të ndryshme si: Basel, Bayern, Inter, Stoke City.

Xherdani i ka fituar dy tituj të Champions League të fituara dhe me shumë tituj të ligave të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore