Kosova

LVV-ja do të votojë kundër mocionit për shkarkimin e bordit të ZRRE-së


Shefja e grupit parlamentar nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, është duke u kërkuar shkarkimi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kjo pasi konsiderojnë se nuk kanë arritur t’i plotësojnë objektivat dhe të mbrohen interesat e qytetarëve.

Sipas shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në rast se një gjë e tillë ka ndodhur do të duhej të merrej Prokuroria.

“Mosrealizimi e detyra dhe përgjegjësive sipas bordit të ZRRE-së, dështimin në realizimin e tyre dhe kanë shtuar se ky bord ka bërë shkelje të detyrave fiduciare duke vendosur Kuvendin e Kosovës në lajthitje duke ofruar dokumente të ndryshme nga njëra anë dhe duke ofruar vendim të ndryshëm nga aj që është hedhur në diskutim publik nga ana tjetër”.

“Sipas këtij grupi parlamentar përbën shkelje të kodit penal, situatë në të cilën Kuvendi i Kosovës nuk do të duhej ta trajtonte, por do të duhet ta trajtonte Prokuroria e Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Kuvendi i Kosovës.

Ajo bëri të ditur se nuk e mbështesin një mocion të tillë nga opozita.

“Grupi parlamentar i VV-së do të votoj kundër këtij mocioni dhe nuk e mbështet”.

Ndërkaq, ajo konsideron se e njëjta kërkesë nuk ka ndonjë arsyetim bindës.

“Kërkesa për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë i përcjell nga grupi parlamentar nga LDK-ja përveç se nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm, kur pas më pak se një viti kërkohet shkarkimi i bordit të emëruar nga po ky kuvend.

“Në ligjin për rregullatorin e energjisë parashihen specifikisht situatat në të cilat plotësohen kushtet për shkarkim të bordit më lejoni t’i kujtoj tri pika për të cilat grupi parlamentar i LDK-së i ka përcjellur për të shkarkuar bordin”.

Por sipas deputetit të PDK-së, Ferat Shala, kërkesa për shkarkimin e bordit është e ligjshme dhe e moralshme.

“Fushata e rrejshme e gjendjes ne sektorin energjetik, manipulimi me shifra, pasqyrimi vetëm i importeve dhe fshehja e eksporteve, raporti politik pa u konsultuar me parlamentin, marrja e vendimit final për rritje të energjisë”.

Madje, Shala ka pritshmëri që bordi të dorëhiqet vetë.

Pasojat e këtyre vendimeve kanë bartur një kosto të lartë financiare. Këto mjaftojnë që ky bord vetë të dorëheqje e jo ne të bëjmë kërkesa për shkarkimin e tij. Këto janë fakte të mjaftueshme për ta shkarkuar sot ketë bord dhe për ta zgjedhur një bord të ri të pavarur”, ka thënë ai.

Ngjashëm si Shala, u shpreh edhe deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj.

“Ka dy vendime gjyqësore për këtë çështje. Ky bord të shkarkohet dhe të emërohet një bord profesional i pavarur nga politika ”,ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore