Tanët

Loriana Kuka eliminohet në raundin e dytë


Loriana Kuka ishte garuesja e fundit nga ekipi i xhudos që merrte pjesë në këto lojëra olimpike.

Kuka garën e saj e niste nga raundi i dytë.

Aty, ajo do të përballej me xhudisten e Komitetit Olimpik Rus, Aleksandra Babintseva.

Loriana e nisi mjaft mirë, duke e detyruar kundërshtaren që menjëherë të ndëshkohej me të verdhë.

Por, në fund, ajo u mposht me një waza-ari.

Në këtë mënyrë, mbyllet edhe rrugëtimi i ekipit të Xhudos në Tokyo 2020.

Nga 5 garues, dy po kthehen në Kosovë me medalje të artë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore