Përballje

Londra mbetet blu


Skuadra e vetme nga Londra e cila ka arritur të sigurojë fitore gjatë ditës së dielë në Premier League është Chelsea.

Të përzgjedhurit e Thomas Tuchel ishin më efikas në derbin e Londrës përballë Tottenham-it të Antonio Conte-s.

Ndeshja filloi më mirë për mysafirët, që dominuan fraksionin hapës të takimit.

Mirëpo, dominimin e tyre gjelat nuk arritën që ta shndërrojnë edhe në gol, duke shpërdoruar disa mundësi të mira.

Edhe Chelsea kishte disa mundësi të mira në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënoi dhe kështu 45 minutëshi i parë u mbyll ashtu edhe si nisi.

Në pjesën e dytë, Chelsea si duket vendosi të përfundojë punë shpejtë.

Ende pa u mbushur 120 sekonda që skuadrat u futën në fushë, Hakim Ziyech shënoi një supergol për epërsinë e Chelsea-s.

Dhe, dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Thiago Silva arriti të shënoj, përsëri përballë Tottenham-it.

Deri në fund, të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre por duke mos arritur të ndryshojnë numrat në semaforin zyrtar.

Chelsea ngjitet përsëri në vendin e tretë, derisa Tottenham mbetet e shtata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore