Futboll

Liverpool, ringjallet interesi në Asensio-n


Liverpool-i ka ringjallur interesin për Marco Asensio-n, i cili nuk është më i paprekshëm për Real Madrid-in.

Futbollisti është i lumtur në Madrid, por ideja për largim nuk duket e pamundur për të.

Pas hetrikut përballë Mallorca-s, Asensio u përdor shumë pak nga trajneri Ancelotti.

Kjo e bëri spanjollin 25-vjeçar të shoh vetën si jo shumë të vlerësuar.

Fakti që Marco Asensio nuk po përdoret shumë nga Ancelotti, e tregon një realitet që duket i hidhur për spanjollin.

Por, për shërbimet e tij interesohet një tjetër klub i madh, që është Liverpool-i.

Me Mane-n që nuk ka më formën e duhur, Asensio shihet si një opsion tejet i mirë për Klopp.

Goli i Asensio-s përballë Liverpool-it në çerekfinalet e Champions League, 2020/’21

Spanjolli nuk ka qenë i njëjti që nga lëndimi në ligamentet e gjurit, por kualiteti i tij është i qartë.

Njerëzit e afërt me futbollistin besojnë që nëse ai nuk merr shumë mundësi këtë edicion, atëherë largimi është zgjidhja e duhur.

Real-i do të kërkojë rreth 40 milionë për Asensio-n, shifër kjo që nuk është problematike për të kuqt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore