Sport

Liverpool dhe Barcelona në luftë për Saul


Liverpool po përgatitet t’i ofrojë Atletico Madrid-it, dy lojtarë dhe para për të tunduar madrilenët për të transferuar Saul Niguez në Anfield.

Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi do të vihen në dispozicion, për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll, me Jurgen Klopp të etur për të forcuar mesfushën e tij pas largimit të Georginio Wijnaldum.

Kampionët në fuqi të La Liga janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat për Saul për shumën  prej rreth 42 milionë euro.

Të mërkurën, Barcelona ishte e interesuar në një marrëveshje shkëmbimi e cila do e kthente Antoine Griezmann-in në Madrid dhe do e dërgonte Saul në Camp Nou, megjithatë, ofertat e fundit të Liverpool e kanë tunduar ekipin ë Atletico-s.

Saul u diplomua nga akademia e Atletico Madrid-it në vitin 2010 dhe gjatë viteve të fundit, ai u bë pikë kyçe në skuadrën e Diego Simeone-s.

Spanjolli ka pasur 33 paraqitje sezonin e kaluar, ku fituan edhe trofeun e dytë të La Ligës në 10 vitet e fundit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore