Sport

“L’Equipe” zbulon kontratën e Messi-t te PSG


Lionel Messi u transferua në Paris Saint-Germain me një transferim falas në verën e vitit 2021, dhe paga e madhe e argjentinasit në klubin francez gjatë tre viteve të ardhshme është zbuluar.

Gazeta franceze L’Equipe ka raportuar se Messi do të fitojë 30 milionë euro në dy sezonet e ardhshme në Paris, me këtë shifër që do të rritet me 10 milionë të tjera nëse qëndron për një vit të tretë.

Këto janë pothuajse të njëjtat numra që Neymar fiton në klub, i cili kohët e fundit zgjati kontratën e tij deri në vitin 2025.

Marrëveshja e re e brazilianit nuk do të ketë një shkallë pagash në rritje, dhe në fakt do të ulet me kalimin e viteve.

Këto shifra nuk përfshijnë shpërblimet individuale dhe ekipore që mund të fitohen gjatë sezonës.

Aspekti më i pazakontë i marrëveshjes është fakti që Messi do të paguhet një milion euro në vit përmes kriptovalutës së klubit PSG Fan Token.

Klubi nënshkroi një marrëveshje me Crypto.com dhe do të sjellë një fitim prej 25 deri në 30 milionë euro në sezon.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore