Kosova

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në Ferizaj


Ilustrim.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të hënën në Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa ka bërë të ditur se Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”.

Policia e Kosovës.

Të njëjtit po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt”, ka deklaruar Veseli për AP.

Ndryshe, rrëzime të pemëve të ndryshme nga erërat e forta është njoftuar se kanë ndodhur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Qytetarët kanë dërguar fotografi, duke dokumentuar dëmet e shkaktuara nga era.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore