Përballje

Lazio sundon Romën


Lazio ka fituar derbin e Romës në “Olimpico” në një ndeshje që ishte shumë e luftuar deri në sekondat e fundit.

Lazialët e nisën ndeshjen shumë më mirë se skuadra e Mourinho-s.

Vetëm pas dhjetë minutash lojë, Sergej Milinkovic-Savic shënoi për epërsinë e parë të Lazio-s.

Ai shfrytëzoi shumë mirë një asist të Andreson për të gjetur golin e parë.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Lazio dyfishoi epërsinë.

Këtë herë, gol shënoi ishi i Romës, Pedro.

Pedro shfrytëzoi shumë mirë një pasim të Ciro Immobile për të quar shifrat në 2-0.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Roma ngushtoi epërsinë në 2-1.

Gol shënoi Ibanez, që u shërbye nga Veretout.

Andreson, njeriu asist i golit të parë, gjeti rrjetën në minutën e 63-të.

Ai u shërbye nga Ciro Immobile, që sonte ishte njeriu asist, për të quar shifrat në 3-1.

Roma shënoi edhe njëherë me anën të Veretout nga penalltia, por asgjë më shumë se aq.

Ndeshja u mbyll 3-2, me Lazio-n që arriti një fitore të madhe në derbi.

Roma mbetet në 12 pikë, kurse Lazio afrohet shumë me 11.

Vedat Muriqi sonte luajti vetëm një minut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore