Muzikë

Lauryn Hill anulon koncertet për shkak të problemeve të vazhdueshme me zërin


Rep artistja amerikane, Lauryn Hill po bën pauzë përsëri në turneun e 25-vjetorit që feston albumin e saj solo fitues të “Grammy” të vitit 1998, “The Miseducation of Lauryn Hill” për shkak të problemeve të vazhdueshme vokale.

Pas shtyrjes së datës së tretë të turneut në SHBA në Philly javën e kaluar, Hill njoftoi sërish se ajo ishte urdhëruar nga mjekët të pushonte zërin e saj.

“Siç mund ta dini, unë kam bërë më të mirën për të kapërcyer një rast serioz të tendosjes/lëndimit të zërit gjatë javës së kaluar”, shkroi Hill në një postim në X/Twitter disa orë para koncertit.

“Kam luftuar në dy shfaqjet e fundit, duke shtyrë zërin tim dhe duke e maskuar dëmtimin me ilaçe. Kjo nuk është e sigurt apo e qëndrueshme. U zgjova këtë mëngjes me shpresën se do të kisha zë të mjaftueshëm për të kaluar sonte, por mezi mund të flas e lëre më të këndoj apo të repoj”, shtoi tutje ajo.

Kjo situatë nënkuptonte që Hill duhej të shtynte koncertin e planifikuar për t’i rikuperuar problemet e saj shëndetësore.

“Më duhet të shëroj dhe të pushoj zërin në mënyrë që të vazhdoj turneun. Për këto arsye, për fat të keq, mjekët e mi më kanë këshilluar të shtyj shfaqjen e sonte. Shumë dashuri për të gjithë ju për mbështetjen tuaj dhe mezi pres të kthehem së shpejti në Teksas”, shkroi ajo.

Turneu “Miseducation” – i cili gjithashtu përmban një ribashkim të vendosur nga Fugees në disa data – filloi në fillim të shtatorit në Minneapolis.

Hill e shtyu shfaqjen në Philly për shkak të problemeve vokale, duke thënë se në atë kohë ajo duhej të pushonte për të parandaluar “ndonjë tendosje ose dëmtim më serioz në kordat vokale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore