Sport

Laureatët e vitit 2021/ Çmimet e më të mirëve në Kosovë


Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndarë çmimët për “Laureatët e vitit 2021”.

Përveç Amir Rrahmanit që u shpall futbollisti më i mirë kosovar i vitit, Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë edhe këto çmimë.

Golashënuesi i vitit – Ky çmim ka shkuar te numri 77 dhe bomberi i Gjilanit, Gerhard Progni. Aftësitë e mëdha të Progni-t që të shënoj nga çdo pozitë, e kanë bërë atë si golashënuesin më të mirë në Kosovë.

Klubi i vitit – Prishtina, kampionja e Superligës dhe skuadra që avansoi në raundin e parafundit të Conference League, është shpallur klubi i vitit për vitin 2021.

Trajneri i vitit – Zekirja Ramadani, trajneri kampion me Prishtinën, në shtëpi ka marrë çmimin si trajneri më i mirë i vitit – përkudnër largimit nga kryeqyteti gjatë këtij sezoni, arritjet e tij në gjysmën e parë të vitit e shndërruan atë në teknikun më të mirë për këtë vit.

Futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës – edhe ky çmim ka shkuar te Prishtina, Endrit Krasniqi i bardhebluve, me votat e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës është zgjedhur futbollisti i vitit.

Formacioni i vitit – në formacionin e vitit janë përfshirë këta futbollistë:

Formacioni i vitit në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore