Sport

Largimi i Umtiti-t dhe Coutinho-s, prioritet për Barcelonën


Pas transferimit të Ferran Torres, Barcelona po kërkon që të largojë futbollistë me paga të mëdha nga skuadra.

Dhe, dy nga emrat më të papërdorur në skuadrën që kanë pagë të majme, janë Phillipe Coutinho dhe Samuel Umtiti.

Sipas raportimeve të fundit nga njerëz shumë afër klubit të dy këta futbollistë mund të largohen nga Barcelona qysh në muajin janar.

Coutinho është futbollisti që përfiton më shumë te Barcelona, dhe largimi i tij do t’i ndihmonte katalunasve më shumë se në një mënyrë.

Braziliani, i cili është poashtu transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit katalunas, së bashku me agjentin e tij po punojnë që të largohen nga “Camp Nou”.

Edhe pse është herët të thuhet nëse Coutinho do të largohet nga Barcelona në janar, interesimi për brazilianin nuk mungon.

Ai mund të kthehet në Premier League, me Arsenal dhe Everton që kërkojnë shërbimet e tij.

Sa i përket Umtiti-t, edhe ai dëshiron largimin.

Ai nuk po gjen minuta te blaugranët dhe skuadra e interesuar për të është Benfica, që së fundmi eliminoi Barcelonën nga Champions League.

Janari po afrohet, dhe synimi i Barcelonës është i qartë – largimi i Coutinho-s dhe Umtiti-t, se a do arrihet, mbetet të shihet shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore