Lajçak: Me Kurtin u pajtuam se duhet zbatim i shpejtë i Marrëveshjes Bazë

Albin Kurti, Miroslav Lajçak, James O’Brien e Alexandar Kasanof në SHBA-të diskutojnë për Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit
SHFLETO

Albin Kurti, Miroslav Lajçak, James O’Brien

 

Dreni Himbeqa
27.09.2024 23:00
Loading Icons...

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, nëpërmjet një postimi në platformën sociale në X, ka njoftuar për takim që ai së bashku me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, e të deleguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof, kanë realizuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas diplomatit sllovak në takim të gjitha palët kanë rëndë dakord “nuk ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.

“Diskutuam rrugën përpara”, ka shkruar ai.

Ndryshe gjatë takimi Kurti potencoi se Kosova kërkon që Marrëveshja e Brukselit/Ohrit të zbatohet në plotni.

“Kurti ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, thuhej në komunikatën e lëshuar për media nga Zyra e Kryeministrit.