Kush do ta zëvendësojë të pazëvendësueshmen Ellen?

SHFLETO
Labinot Nimani
15.05.2021 13:54
Loading Icons...

Koha që gjigandi mediatik, NBC, ta zgjedh pasardhësen e Ellen DeGeneres, ka ardhur!

Aktorja amerikane, Tiffany Haddish dhe këngëtarja e autorja televizive, Kelly Clarkson, janë emrat më të lakuar në botën e shtypit rozë, të cilat parashihen ta zënë vendin e Ellen DeGeneres, në emisionin e saj “The Ellen Show”.

Fillimisht, opsioni i parë i përmendur në media, ishte këngëtarja, tekstshkruesja e autorja televizive, Kelly Clarkson, që dikur shënonte sukses të padiskutueshëm me shfaqjet e saj televizive.

Kelly Clarkson në programin e saj televiziv – “The Kelly Clarkson Show”.

Por, duke qenë se Clarkson u përfshi në një luftë me COVID, teksa rralloi edhe shfaqjen e saj televizive “The Kelly Clarkson Show”.

Shikueshmëria e emisionit të Kelly-t ka shënuar rënje, dhe sipas të përditshmes, “Complex”, NBC është në kërkim të një opsioni tjetër për ta zëvendësuar moderatoren e njohur dhe tejet të suksesshme, Ellen DeGeners.

Emri tjetër prepotent për ta zëvendësuar, Ellen, është aktorja amerikane, Tiffany Haddish, e cila sipas prestigjiozes, “Page Six”, është e preferuara e produksionit.

Tiffany Hadish

“Tiffany është e preferuara, ajo ka humor dhe ndjeshmëri në befasi. Ajo është në krye të listës për të marrë një shfaqje ditore – është një zë i freskët”, shkruan Page Six, transmeton Albanian Post.

Por, nëse Haddish e merr programin, duket sikur do të jetë në një format tjetër.

“Siç e zbuluam në muajin shkurt, DeGeneres, zotëron të drejtat për shfaqjen e saj, e cila është e prodhuar nga kompania,Warner Bros. Kështu që është e pamundur ta zëvendësosh atë pa nisur një format të ri me një drejtues të ri,” shkroi Page Six në raportin e tyre.

Ellen DeGeneres

Ditë më parë, Ellen DeGeneres, njoftoi se ajo nuk do të jetë më pjesë e programit që nga viti 2022, teksa nuk dha detaje të tjera lidhur me atë se nga kush pritet të zëvendësohet.

“The Ellen Show” është njëri ndër programet me audiencën më të madhe në botë, musafirë e të cilit ishin fytyrat më eminente në glob, përfshirë politikanë, këngëtarë e aktorë, si; Barack Obama, Hillary Clinton, Nicki Minaj, Ariana Grande e shumë të tjerë.