Kosova

Kurti thotë se Kosova po vuan nga masat e BE-së: S’jam përgjegjës për vendosjen e tyre  


Albin Kurti

“Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin e Sllovenisë, RTV SLO, kur u pyet për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për të de-përshkallëzuar situatën në Veri të Kosovës sipas kërkesave të komuniteti ndërkombëtar.

“Kokëfortësia” e Albin Kurtit në emër të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së sovranitetit në Veri të vendit e vendosi Kosovën për herë të parë nën regjimin e masave ndëshkuese, megjithatë sipas tij Qeveria të cilën ai e drejton nuk është përgjegjës për këto masa, “përkundrazi ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarë”.

Duke folur për bilancin ekonomik që i kanë shkaktuar masat shtrënguese të Unionit ndaj Kosovës, Kurti pohon se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit – marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së e cila paraqet një fazë të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së – aktualisht është i ngrirë.

“Huatë dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i BE-së”, thotë ai.

Kurti i shkaktoi vetë masat, tash i vajton – “kjo është tallje me popullin”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore