Kurti, O’Brien-it dhe Lajçak-ut: Dua ta zbatojë Marrëveshjen Bazë në plotni

Albin Kurti e Donika Gërvalla, mirëpriti në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, për një mëngjes James O’Brien, Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Kasanof
SHFLETO

Albin Kurti në takim me James O’Brien, Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Kasanof

 

Dreni Himbeqa
27.09.2024 17:23
Loading Icons...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka takuar Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien dhe të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Nëpërmjet një komunikate për media, bëhet e ditur se Kurti gjatë takimit ka potencuar se Kosova kërkon që Marrëveshja e Brukselit/Ohrit të zbatohet në plotni.

“Kurti ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, thuhet në komunikatë.

Gjatë takimi, siç njofton komunikata, Kurti – O’Brien e Lajçak kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për Procesin e Berlinit.

“Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës”.

Kurti gjatë takimi ka nënvizuar edhe përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.