Kosova

Kurti flet për “Zajednicën”: S’ka më Asociacion që e Bosnjëzon Kosovën


Veriu i Kosovës

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, çështja e implementimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk është më temë në Kuvendin e Kosovës.

E për shkak se një gjë e tillë nuk është më temë diskutimi, shpejgon Kurti, në Kuvendin e Kosovës nuk ka më gazë lotsjellës, trazira e ndërprerje të seancave.

“E kam thënë edhe më herët, unë nuk kam qenë kurrë radikal për nga karakteri po për nga tema. Tash nuk jam radikal jo se jam bë kryeministër, po se nuk ka Zajednicë më këtu. Nuk ka Zajednicë, s’ka gaz lotsjellës. Nuk është çështje e karakterit tim, po e temës suaj”, ka deklaruar ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Albin Kurti

Së fundmi që u deklaruar për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Serbi, Christopher Hill.

Sipas diplomatit veteran amerikan, për çështjen e Asociacionit “natyrisht që do të ketë një lloj marrëveshjeje”, dhe se për një gjë të tillë janë të informuar të dyja palët.

Ai duke u bazuar në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Asociacionit, kishte theksuar se në Evropë ka shumë modele të ngjashme me Asociacionit, të cilat mund të përdoren si modele.

“Është e përshtatshme që evropianët të përfshihen në këtë, sepse ata i njohin shumë mirë këto modele”, kishte thënë Hill për agjencinë e lajmeve “Beta” duke nënvizuar faktin se SHBA-të e mbështesin plotësisht përpjekjet e Bashkimit Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore