Kosova

Kurti: Ekipi i Kosovës pati një mbrëmje të vështirë, por është vetëm fillimi  


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka komentuar ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës kundrejt Rumanisë në Ligën e Kombeve ku humbi me rezultat turpërues.

“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi”, shkroi Kurti.

Kurti është përkujdesur t’i motivojë lojtarët që luajtën kundrejt Rumanisë në 11-shen startuese, ndonëse ata bënë gabime amatoreske gjë që sjelli edhe rezultatin e thellë 3 me 0.

“I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë”.

I pari i qeverisë në fund është shprehur i bindur se lojtarët e përfaqësueses kanë dëshirën e motivin për të fituar.

“Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore