Kosova

Kurti: Anëtarësimi në NATO, synim i qartë e angazhim i vazhdueshëm


Albin Kurti dhe Jonas Westerlund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se anëtarësimi në NATO, mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve shtetërore.

Këtë, Kurti e ka thënë pas një takimi që ka pasur me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, shefin e SIDA-s në Kosovë, Henrik Riby, dhe përfaqësuesin e organizatës Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Në këtë takim, siç njofton zyra e kryeministrit, Kurti e ka uruar ambasadorin Westerlund për fillimin e mbarë të anëtarësisë së Suedisë në NATO, ndërkohë që theksoi se anëtarësimi i Kosovës në po këtë organizatë mbetet synim i qartë dhe angazhim i vazhdueshëm i institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kreu i ekzekutivit e ka falënderuar diplomatin suedez për përkrahjen ndaj Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe për ndihmën e dhënë për shumë projekte zhvillimore, e përfshirë këtu projektin ‘Ndërtimi i Paqes dhe Avancimi i Agjendës Evropiane’, që menaxhohet nga Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave/BPRG, e i cili mbështet një numër ekspertësh ndërkombëtarë e vendorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore