
Real Betis bëri një hap të madh drejt finales së Kupës së Mbretit, me fitoren përballë Rayo Vallecano-s.
Skuadra andaluziane po kalon një sezon shumë pozitiv, dhe mundësitë për të fituar trofe janë shtuar shumë për ata, pas fitores 1-2 në “Vallecas”.
Gjatë muajit mars do të luhet edhe ndeshja e dytë, por me formën që po kalon Betis, është shumë e vështirë të besohet se ata do të lëshojnë këtë epërsi brenda në “Benito Villamarin”.
Sonte, do të mësohet edhe skuadra tjetër që do të bëj hapin e madh.
Athletic Bilbao, skuadra që me radhë eliminoi kampionët e Barcelonës dhe pastaj Real Madrid-in, konsiderohet si favorit madhor i këtij kompeticioni.
Sonte, ata presin në “ferrin” San Mames, skuadrën e Valencia-s.
Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Valencia-s, Marcelino, vjen në këtë ndeshje pa vëllaun e Inaki, Nico-n dhe Vencedor.
Kurse për Valencia-n, mungesë është vetëm Gabriel Paulista.
Bilbao po kalon një formë shumë të mirë, por Valencia ka ditur të tregojë që përvoja në Kupën e Mbretit ka qenë gjithmonë ndihmesë për ta.
Ndeshja fillon në orën 21:30, kurse ajo e kthimit luhet në fillim të muajit mars, në “Mestalla”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com