Krasniqi: Gani Krasniqi dhe Isni Kilaj s’kanë pasur rol në arrestimin e Deskut dhe Kastratit

Dëshmitari Krasniqi përfundon dëshminë në Speciale
SHFLETO

Dëshmitari Demush Krasniqi

Altina Marmullaku
23.09.2024 14:23
Loading Icons...

Dëshmitari Demush Krasniqi, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka deklaruar se Gani Krasniqi dhe Isni Kilaj s’kanë pasur rol në arrestimin e Jakup Kastratit dhe Cen Deskut.

“Nuk ka pas asnjë rol për marrjen e Jakupit dhe Cenit”, ka deklaruar ai fillimisht.

Ndër të tjera, mohoi se Fehmi Kryeziu dhe Skender Hoti, kishin pasur ndonjë mosmarrëveshje me Cen Deskun dhe Jakup Kastratin.

Tutje ai është pyetur nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, se nga e dinte që Gani Krasniqi s’ka pasur rol në arrestimin e Deskut dhe Kastratit, ai tha se “kur nuk ke informacione duhet të thuash ‘jo’. Nuk e di”.

Seanca e së martës në Speciale, është anuluar ka njoftuar trupi i gjykatës.

Krasniqi, ka nisur dëshminë të hënën dhe dëshmia e tij ishte parashikuar që të zgjat vetëm gjysmë dite.

Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 88 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 89-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.