Drafti aktual i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të cilën e ka pranuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është një dokument i papranueshëm.
“Një draft që përmban në preambulën e vetë rezolutën 1244 dhe po ashtu procesin e një arbitrazhi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është absolutisht e papranueshme, unë besoj që del jashtë kornizës kushtetuese të vendit tonë”, tha ai në një intervistë për Kosova Press.
Andaj për këtë arsye Krasniqi ka kërkuar një resetim të procesit të dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Krasniqi me bindje të plotë ka potencuar se një Qeveri e udhëhequr nga PDK-ja do të fillonte “jashtëzakonisht shpejtë” një proces të ri “për ta negociuar një draft të statutit”, por jo e shkëputur nga një marrëveshje që e sjellë njohjen e ndërsjellët.
“Marrëveshja e Brukselit/Ohrit ka hapësirë për t’u ndryshuar, unë jam i bindur qe ne do të arrinim që të kishim mbështetjen ndërkombëtare për ta pasur një proces i cili rikthen fokusin te njohja e ndërsjellët”, ka potencuar ai.
S’preferojmë të bashkëpunojmë me LVV-në, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, thotë Krasniqi
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova aderon në Konventën e Stambollit në Organizatën Botërore të Doganave
-
Krasniqi: Drafti aktual i Asociacionit i papranueshëm, do e sjellim një të ri
-
Lista Serbe kërkon nga SHBA-të një përfshirje më të madhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm
Lajmet kryesore
-
“Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, Rama për NYT: Një shtet i ri mysliman brenda Tiranës
-
Stërvitja “Corridor VIII Response” thekson rëndësinë strategjike të Shqipërisë në NATO, thotë Vëngu
-
Lindja e Mesme: Konflikti ka shpërthyer, por një luftë totale nuk është në interesin e askujt
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Prokuroria pritet të përfundojë me dëshmitarët në prillin e vitit të ardhshëm