Kosova

Kosovë: Kompanitë për shërbime funerale paralajmërojnë protestë


Veturë për kryerjen e shërbimeve funerale

Kompanitë private për shërbime funerale kanë njoftuar se të enjten e 3 marsit do të mbajnë protestë te hyrja e objektit të Komunës së vjetër në Prishtinë.

Nga kjo protestë ata kërkojnë që të shfuqizohet marrëveshja e arritur mes Komunës së Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për kryerjen e shërbimeve funerale.

Sipas këtyre kompanive duhet të shfuqizohet vendimi dhe ndërprerja e pranimit te dëftesave nga BIK-u për subvencionim për familjet që kanë rast vdekjeje.

Automjetet e kompanive që kryejnë shërbime funerale

Gjithashtu do të jenë edhe kundër dhënies në shfrytëzim të objektit te varrezat e Qytetit të Prishtinës për kryerjen e shërbimeve funerale për Bashkësinë Islame të Prishtinës dhe do kërkojnë nga organet e rendit që të bëhen hetime, pasi siç theksojnë, në hapësirat e Bashkësisë Islame shfrytëzohet vendi për qëndrim të trupave të pa jetë (morg privat) që sipas tyre, është në kundërshtim me ligjin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore