Përballje

Kosova U-17 e femrave barazon ndeshjen e dytë


Kosova U-17 e femrave barazon ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2022.

Kosova luajti në barazim 1-1 përballë Bjellorusisë.

Ishte Bjellorusia ajo që shënoi e para, në minutën e tetë, me anë të Siniauskaya.

Kurse, fitoren bjellourisë ia mohoi Aurora Racaj, në minutën e 71-të.

Kosova, që bën pjesë në grupin B, pas dy ndeshjeve ka katër pikë.

Ndeshjen e parë vajzat dardane e fituan me rezultatin historik 13-0 përballë Gjeorgjisë.

Dardanet aktualisht kryesojnë grupin me katër pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia.

Më 30 shtator, ato zhvillojnë ndeshjen e fundit, përballë Luksemburgut që ka tre pikë në tabelë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore