Kosova

Kosova dhe Ukraina i prijnë listës së vendeve më të varfëra në Evropë


Ilustrim

Kosova, në bazë të një vlerësimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) së fundmi, konsiderohet një ndër vendet më të varfëra në Evropë, duke u rënditur menjëherë pas Ukrainës. E lista të cilën e ka publikuar “World of Statistics” bazohet në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë.

Në top listën e vendeve më të varfëra në Evropë, përveç Kosovës në pozitën e dytë, janë edhe pesë vende të Ballkanit Perëndimor. Pas Moldavisë, Bjellorusisë dhe Azerbejxhanit, në pozitën e gjashtë është Bosnje e Hercegovina, pasuar nga Armenia, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut.

Shqipëria është në pozitën e 10-të, pasuar nga Serbia në pozitën e 11-të dhe Mali i Zi në pozitën e 12-të. Turqia e Rusia, por edhe vendet e Bashkimit Evropian (BE) – Bullgaria, Rumania, Kroacia, Polonia, Hungaria dhe Greqia – janë gjithashtu pjesë e listës së top 20 vendeve më të varfëra në Evropë.

Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike në Kosovë, që konfirmohet edhe nga organizatat prestigjoze ndërkombëtare, dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj të papunë e profesionistë të dëshpëruar, janë duke ia kthyer shpinën atdheut të tyre për të nisur një jetë të re në shtetet perëndimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore