Lajme

Korriku theu rekordin për muajin më të nxehtë me 0.33°C


Korriku i vitit 2023 ka thyer rekordin për muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë, me 0,33°C më shumë se muaji që ka mbajtur këtë titull deri më tani (korrik 2019), njoftoi të martën shërbimi evropian Copernicus.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Muajin e kaluar, i shënuar nga valë të nxehti dhe zjarre në mbarë botën, pa një temperaturë ajri 0,72°C më të ngrohtë se mesatarja e fundit (1991-2020) vetëm për muajt korrik.

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, 2023 aktualisht renditet si viti i tretë më i nxehtë i regjistruar.

Ndryshimi i klimës ka luajtur një rol “absolutisht dërrmues” në valët ekstreme të të nxehtit që përfshinë Amerikën e Veriut, Evropën dhe Kinën gjatë muajit të kaluar.

Kështu rezulton sipas një vlerësimi të ekspertëve të fushës.

Gjatë gjithë korrikut, moti ekstrem ka shkaktuar kërdi në të gjithë planetin, me temperaturat që thyen rekorde në Kinë, SHBA dhe Evropën Jugore, duke shkaktuar zjarre në pyje, mungesë uji dhe një rritje të pranimeve në spitale të lidhura me nxehtësinë.

“Temperaturat evropiane dhe të Amerikës së Veriut do të ishin praktikisht të pamundura pa efektet e ndryshimeve klimatike”, ka thënë Izidine Pinto nga Instituti Meteorologjik Mbretëror i Holandës, një nga autorët e studimit.

Sipas ekspertit, në Kinë kishte rreth 50 herë më shumë gjasa të ndodhte në krahasim me të kaluarën.

Ekipi World Weather Attribution vlerësoi se rritja e përqendrimeve të gazit serrë e bëri valën e nxehtësisë evropiane 2.5 Celsius më të nxehtë se sa do të ishte ndryshe.

Po ashtu rritën valën e të nxehtit të Amerikës së Veriut me 2 gradë Celsius dhe atë në Kinë me 1 gradë Celsius.

Roli i ndryshimit të klimës në valët e të nxehtit të korrikut është “dërrmues”

Korriku ka të ngjarë të jetë muaji më i nxehtë në histori

Korriku muaji më i nxehtë i regjistruar në botë?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore