Koreja e Veriut fiton Botërorin e tretë për femra U-20

Ato u bënë skuadra më e suksesshme në historinë e turneut të futbollit, duke barazuar Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara
SHFLETO
Klevis Hoxhaj
23.09.2024 12:53
Loading Icons...

Koreja e Veriut siguroi fitoren e tretë rekord në Kupën e Botës FIFA U-20 për femra të dielën, duke mposhtur Japoninë 1-0 në Bogota.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Triumfi i Koresë së Veriut është edhe më i dukshëm duke pasur parasysh se vendi u tërhoq nga garat sportive globale për disa vite për shkak të pandemisë së Coronavirus-it.

Duke mos luajtur asnjë ndeshje që nga viti 2018, femrat U-20 të Koresë së Veriut u rikthyen në skenën ndërkombëtare në mars të këtij viti për të garuar në Kupën e Azisë në Uzbekistan.

Pavarësisht pushimit gjashtë-vjeçar, ata fituan atë turne, duke mundur Japoninë 2-1 për të siguruar titullin e tyre të dytë.

Ndryshe nga homologët e tyre meshkuj – të cilët renditen në vendin e 111-të në botë – femrat e Koresë së Veriut janë një forcë e vërtetë në futbollin botëror.

Deri më sot, ato kanë fituar tre Kupa aziatike, tre lojëra aziatike dhe tre kampionate të Azisë Lindore.