Sport

Koeman, i pavendosur për të ardhmen


Ronald Koeman mund t’u drejtohet orëve të fundit si trajner i Barcelonës.

Trajneri holandez u takua të martën me Joan Laporta-n dhe takimi i shumëpritur, çuditërisht, përfundoi shumë qetë dhe pa asnjë vendim.

Rreth orës 20:00, Koeman shkoi në takim i shoqëruar nga agjenti i tij, Rob Jansen. Aty merrnin pjesë Joan Laporta, zv. presidenti Rafael Yuste dhe Mateo Alemany, drejtori sportiv.

Takimi përfundoi vetëm pas 28 minutave. Trajneri, bashkë me agjentin e tij, u larguan nga zyrat e Barcelonës.

Gjatë gjithë ditës flitej se Koeman do të shkarkohet, por kjo gjë nuk ndodhi.

Koeman është ende i pavendosur, ai dëshiron disa nënshkrime që po kthehen realitet.

Wijnaldum, Aguero janë shumë afër transferimit. Kërkesa tjetër është Memphis Depay.

Nëse këto transferime arrihen, Koeman do vendosë të qëndrojë.

Por, e ardhmja e tij nuk varet krejtësisht nga çfarë vendos ai.

Laporta mund ta shkarkojë, por pa mundësi të shumta në treg, presidenti i sapozgjedhur, kërkon të mos rrezikojë.

Xavi është një opsion për të zëvendësuar holandezin, por, në bordin drejtues të klubit, thuhet se legjenda e klubit është ende pa përvojë.

Në këtë mënyrë, Xavi mund të jetë trajner i skuadrës B për disa vite, para se t’i bashkohet skuadrës së parë.

Me Flick-un që iu bashkua Gjermanisë, Koeman me shumë mundësi do të qëndrojë te Barcelona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore