Lajme

KMDLNJ mbështet kërkesën e punëtorëve shëndetësor për anulimin e urdhëresave “diskrimunese”


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNj).

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNj), ka mbështetur kërkesën e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK për anulimin e urdhëresave të cilat i kanë quajtur “diskriminuese”.

Sipas KMDLNJ-së ato urdhëresa janë diskriminuese për faktin se infermierët nuk ka përgjegjësi për të bërë punët e të tjerëve.

“Infermieret nuk mund ta marrin përgjegjësinë e furnizimit me barna gjatë vikendit sepse as nuk i përshkruajnë ato barna por e bënë mjeku i fushës përkatëse në baze të cilave edhe sigurohen barnat kurse infermieri i shpërndanë ato”.

Teksa, një urdhëresa të tillë e kanë konsideruar si të nevojshme vetëm në situata të jashtëzakonshme.

“Për KMDLNj është me rendësi përmbajtja e kontratës dhe çdo gjë që nuk është në kontrate nuk mund të imponohet qofte edhe si urdhërese. Urdhëresa mund të parashihet vetëm për situata të jashtëzakonshme dhe të përkufizohet për aq kohë sa zgjatë kjo dhe nuk mund të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut”, thuhet tutje në komunikatë.

Ministria e Shëndetësisë.

Nga Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi të cilin e udhëheq kryeministri ishte kërkuar të hartoheshin disa urdhëresa të cilat nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë në QKUK konsideroheshin diskriminuese për “infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë në QKUK”.

Disa nga këto rregulla ishin edhe kontrollimi i punëtorëve shëndetësorë përmes pajisjeve teknologjike me pretendimet se deri tani është abuzuar me pauzat dhe oraret e punës. Tjetër urdhëresë absurde ishte që “infermieri të shkruhet në hyrje/dalje nga dhoma e pacientit”. Një tjetër ishte që të jenë infermierët ata që “bëjnë evidentimin e frekuentimit të palëve civile nëpër klinikë”, pra të shndërroheshin në rojtarë të klinikave.

Kërkesa të tilla alarmuan stafin e QKUK-së dhe për këtë të enjte u njoftua protestim me mundësinë që të futen edhe në grevë. Urdhëresat absurde i kishin penguar edhe ish ministrit Latifi, prandaj, ende pa filluar protesta, kryetarja e shoqatës sindikale, Tevide Imeri, zhvilloi takim me ministrin.

Ai në takim u zotua për rishqyrtimin e urdhëresave diskriminuese dhe ndaloi protestën e punëtorëve shëndetësorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore