Sport

Klopp i mbyll derën një rikthimi të mundshëm të Coutinho-s


Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i ka mbyllur derën një rikthimi të mundshëm të Philippe Coutinho-s në “Anfield”.

Braziliani te Liverpool-i kaloi ndoshta periudhën më të mirë të karrierës, para se të transferohej te Barcelona në janar të vitit 2018.

Edhe pse u prit me shumë bujë, Coutinho te katalunasit asnjëherë nuk arriti të gjejë vetën e tij më të mirë.

Edhe pas afro katër vitesh te klubi katalunas, Coutinho vazhdon të jetë thjesht lojtar stoli.

Në këtë mënyrë, ai ka kërkuar largimin nga blaugranët.

Destinacioni i tij i preferuar është Premier League, veçanërisht një rikthim te Liverpool-i.

Mirëpo, kësaj të fundit, ia ka mbyllur derën trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp.

Ai ka thënë që është i lumtur me skuadrën e tij, dhe një rikthim i Coutinho-s, sado i bukur që ngjanë, nuk do të ndodhë.

Coutinho kështu ka një mundësi, Londrën.

Nga Londra, dy klube kanë shfaqur interes për të. Bëhet fjalë për Arsenal-in dhe Tottenham-in.

Veriu i Londrës pritet të jetë destinacioni i radhës për brazilian, që aventurës me Barcelonën pritet t’i jap fund në janar të vitit 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore