Sport

Klopp: Fatkeqësisht, një trajner shumë i mirë po shkon te Manchester United


Ralf Rangnick dhe Jurgen Klopp

Së shpejti do të zyrtarizohet trajneri i ri i Manchester United, që është 63-vjeçari gjerman Ralf Rangnick.

Rangnick do të largohet nga Lokomotiv Moska, që të marrë drejtimin e djajve të kuq për një periudhë gjashtë mujore.

Gjermani ka pranuar rolin si trajner i përkohshëm, sepse pastaj do të marrë një pozitë të lartë drejtuese në klub.

Për Rangnick, ka folur trajneri aktual i Liverpool-it, Jurgen Klopp, duke e vlerësuar lartë atë.

“Zakonisht nuk klasim për gjëra që nuk janë të konfirmuar”, tha ai.

“Por”, vazhdoi Klopp, “fatkeqësisht, një trajner shumë i mirë po shkon te Manchester United”.

“Ai ndërtoi dy fuqi të vërteta në Gjermani – ka shumë eksperiencë”.

Klopp tha që tani ai pret që klubi i Manchester United “të jetë bukur i organizuar”.

“Rangnick ndërtoi dy klube, Hoffenheim dhe Leipzig”, u shpreh Klopp.

“Profesioni i tij i parë është të jetë trajner. Të gjithë trajnerët kanë nevojë për pak kështu që nuk do jetë aq e lehtë as për të, por ai është një njeri shumë i mirë dhe një profesionist i jashtëzakonshëm”.

“Ai është i vlerësuar shumë lartë nga trajnerët tjerë”, shtoi Jurgen, “kudo që ka shkuar ka bërë punë të mrekullueshme. Me plot meritë, ai vlerësohet lartë nga të gjithë”.

Rangnick pritet të nënshkruajë kontratën e tij të hënën, kurse ndeshjen e parë në stol do ta ketë përballë Arsenal-it në “Old Trafford”, me 2 dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore