Auto

KIA me logo dhe slogan të ri


KIA Motors, prodhuesi i makinave në Korenë e Jugut, ka zbuluar logon dhe sloganin e ri që do të përfaqësojë markën e automjeteve në tregun global.

“Logoja e re përfaqëson dëshirën tonë për të frymëzuar klientët teksa nevojat e tyre të lëvizjes evoluojnë dhe punonjësit tanë të cilët ballafaqohen me sfidat e një industrie që ndryshon shpejt”, ka deklaruar CEO i kompanisë, Hu Sung Song, citon Automative News.

Në logo ka pësuar ndryshime të dukshme shenja ovale, ndërsa slogani i ri është “Lëvizja që Frymëzon”.

Në njoftimin e KIA-s thuhet se “logoja e re përfaqëson ambiciet e KIA-s për t’u vendosur në një pozicion udhëheqës në industrinë e automjeteve të së ardhmes duke riformatuar pothuajse të gjitha aspektet e biznesit”.

Këto ndryshime të miratuara nga KIA Motors janë bërë të njohura për publikun gjatë shfaqjes piroteknike në qiellin sipër Incheon, në Korenë e Jugut. Në shfaqje janë vënë në dispozicion 303 dronë të cilët lëshonin fishekzjarre duke formuar logon e re të markës./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore