Kosova

KGJK: Të hënën, nis verifikimin e kandidatëve për deputet


Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nisi të hënën verifikimin e listave të subjekteve politike. Ata do të verifikojnë nëse partitë kanë kandidatë me dënime të formës së prerë, në tre vitet e fundit. KGJK-ja, pritet të mbarojë verifikimin deri më 20 janar.

Pas këtij verifikimi, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) do të marrë vendimin nëse një kandidat për deputet do të certifikohet, apo jo.

Më herët, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), bëri me dije se në listat e kandidatëve për deputetë, të partive politike, janë përfshirë dhe persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vitet e fundit.

Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosja, janë të dënuar me kusht, që nga shtatori i 2018-ës. Aktgjykim i formës së prerë për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë një seance parlamentare, në Kuvend.

Anëtari i Listës Serbe, Milan Aritonoviq, është i dënuar me 500 euro gjobë, nga gjykata për raportim të rremë të pasurisë.

Gjithashtu dhe dy anëtarët e Nismës Socialdemoktrate, Endrit Shala dhe Aziz Thaqi, kanë dënime të formës së prerë, gjatë vitit 2019. Shala është dënuar me 2 mijë e 400 euro gjobë, për përdorim të armës pa leje. Thaqi është dënuar me gjashtë muaj burgim më kusht dhe 600 euro gjobë. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore