
Futbollisti i Milan-it, Franck Kessie, është një nga më të përfolurit në këtë afat kalimtar dimëror.
Kessie-t i skadon kontrata në verën e ardhshme dhe ai tashmë ka vendosur që mos të rinovojë me kuqezinjtë për arsye financiare.
Shumë klube të mëdha evropiane bënë oferta për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, të cilin do të mund ta transferonin me një tarifë të ulët, apo edhe me parametra zero në qershor.
Kessie nuk dëshiron të ndërrojë klub gjatë dimrit, pasi që ai kërkon të qëndrojë në Milano deri në qershor, e më pas të mbetet lojtar i lirë, për t’u transferuar në ndonjë klub tjetër.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, 25 vjeçari ka refuzuar ofertën që t’iu bashkohen skuadrës së Tottenham-it, të cilët po e kërkojnë me ngulm atë.
Eksperti i transferimeve të “Sportitalia”, Gianluigi Longari, pretendon se Kessie ka arritur një marrëveshje me klubin e Barcelonës, që ai të transferohet në qershor me parametra zero.
🚨 Accordo verbale tra #Kessie ed il #Barcellona per giugno quando scadrà il contratto con il #Milan del centrocampista. Nessuna firma per il momento ma i #Blaugrana puntano ad arrivare alla definizione dei dettagli con l’entourage del giocatore. @tvdellosport
— Gianluigi Longari (@Glongari) January 25, 2022
Ai aktualisht është në Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë, kështu që nuk ka mundur të nënshkruajë ende asnjë kontratë.
Pra, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Kessie nga sezoni ardhshëm do të luajë me fanellën e klubit katalanas.
Kujtojmë që ai u transferua në Milan gjatë verës së vitit 2017, ku fillimisht u huazua nga Atalanta, pastaj u ble për shumën e 24 milionë eurove.
Ai deri më tani ka qenë një nga pikat kyçe në formacionin e kuqezinjëve, duke qenë lider në mesfushë.
Mirëpo, gjërat ndryshuan, pasi që Kessie kërkonte një pagë prej 9 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën, ndërsa drejtuesit e Milan-it nuk i ofruan më shumë se 7.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?