Sport

Kënga raciste ndaj futbollistëve të Francës: Enzo Fernandez thyen heshtjen


Enzo Fernandez publikoi në Instagram një video në të cilën ai dhe shokët e tij argjentinas këndojnë një këngë raciste dhe transfobike që synon lojtarët me ngjyrë të skuadrës franceze, përfshirë Kylian Mbappe, pas fitores së tyre në Kupën e Amerikës.

Teksa skandali thellohet, Enzo Fernandez pritet të sanksionohet si nga FIFA, ashtu edhe nga klubi i tij Chelsea.

Argjentina thyen Kolumbinë dhe fiton titullin rekord në Kupën e Amerikës

Megjithatë, pas përhapjes masive të videos dhe bujës së madhe që ajo shkaktoi në media, Enzo Fernandez ka reaguar duke kërkuar falje.

“Dua të kërkoj falje sinqerisht për një video të postuar në kanalin tim në Instagram gjatë festimeve të Kombëtares. Kënga përmban një gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këto fjalë. Unë e kundërshtoj diskriminimin në të gjitha format e tij dhe kërkoj falje që jam përfshirë në euforinë e festimeve tona të Kupës së Amerikës”, tha Fernandez.

“Kjo video, ky moment, këto fjalë nuk pasqyrojnë bindjet dhe karakterin tim. Më vjen sinqerisht keq”, ka shkruar mesfushori argjentinas në një postim në Instagram të publikuar gjatë natës.

Por, pavarësisht kërkimfaljes, nuk pritet që Enzo ta kalojë me lehtësi situatën në klubin e tij, Chelsea, duke qenë se te blutë luajnë shtatë lojtarë me ngjyrë të Francës Christopher Nkunku, Lesley Ugochukwu, Malo Gusto, Malang Sarr, Wesley Fofana, Benoit Badiashile dhe Axel Disasi.

Lojtarët e Argjentinës këndojnë këngën raciste për Mbappe-n pas triumfit në Kupën e Amerikës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore