Kosova

“Kemi probleme të mëdha në Kosovë” – Vuçiç përdor Kurtin për të qetësuar protestuesit në Jadar


Aleksander Vucic ne Luginen e Jadarit

Në ditën e fundit të tij të qëndrimit në perëndim të Serbisë, pjesa ku pritet nxjerrja e litiumit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, sërish ka përdorur Kosovën për të devijuar nga shqetësimet që quan në protesta serbët atje për nxjerrjen e litiumit.

Në rajonin e Jadarit në Serbi besohet se ka sasi të litiumit që përbën 10 për qind të masës së përgjithshme globale, por atje qytetarët kanë pasur shqetësime rreth sigurisë së tokave bujqësore të tyre dhe janë ngritur në protesta.

Siç zakonisht ndodhë, sa herë që ka problem të brendshme, Vuçiç përdorë Kosovën për të devijuar vëmendjen.

Prandaj, ai u tha qytetarëve atje se “vendin e presin shumë probleme në lidhje me Kosovën dhe provokimet e vazhdueshme të Albin Kurtit”.

“Ne do të kemi shumë probleme për situatën në Kosovë, kemi shumë sfida nga provokimet e vazhdueshme të Kurtit”, përsëriti ai.

Për të thënë më pas se në anën tjetër Serbia është në rrugë të mirë në forcimin e partneriteteve me shtetet kryesore të botës.

“Tani vjen presidenti izraelit, së shpejti vijnë nga Kombet e Bashkuara. Shumë vizita ka, edhe nga Brukseli, prandaj ka ngjarje të rëndësishme që e shtyjnë Serbinë përpara”.

Lugina e Jadarit

Në një fshat në Luginën e Jadarit jetojnë rreth 18 mijë njerëz që kryesisht merren me bujqësi dhe varen nga lumi Jadar, pjesë që do të afektohet krejtësisht nëse aty fillon punën miniera për nxjerrjen e Litiumit.

Mbetjet nga miniera do të derdhen në lumin Jadar dhe uji do të bëhet i papërdorshëm për bujqësi.

Për këtë arsyeje popullsia lokale po zhvillon protesta nën sloganin “Nuk e japim Jadarin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore