Kosova

Kearns: KFOR dhe EULEX t’i ndihmojnë institucioneve të Kosovës për hetimin e vrasjes së rreshterit Bunjaku


Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, në një reagim të gjatë në platformën X ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që t’u ndihmojnë institucioneve të Kosovës për hetimet mbi vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku të dielën e 24 shtatorit në fshatin Bansjkë të Zveçanit.

“Si financohen, armatosen dhe si transportojnë armë në/përreth Kosovës. Nga kush i marrin udhëzimet e tyre?. KFOR-i dhe EULEX-i duhet të ndihmojnë hetimet dhe të ndajnë të gjithë inteligjencën mbi depot e armëve dhe lëvizjet me Qeverinë e Kosovës dhe vendet anëtare, për të ndihmuar në përgjigjen e shqetësimeve rreth përfshirjes së aktorëve të Beogradit në vrasjen e oficerit të policisë kosovare dhe bllokadat e orkestruara të rrugëve”, ka shkruar ajo.

“Nëse imazhet fillestare janë të sakta, KFOR-i duhet t’i hetojë automjetet dhe sistemet e armëve që i kishte, ato që ne duhet të supozojmë tani për tani janë të rreme, ngjitëse që mbajnë emrin e tyre”, ka shtuar Kearns.

Deputetja britanike kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar si anëtare e QUINT-it që të marrë një rol më aktiv në dialogun e paqes ndërmjet Serbisë e Kosovës, duke shtuar se “pasiviteti aktual është i paqëndrueshëm”.

“Britania e Madhe nuk është më e kufizuar nga konsensusi dhe mosnjohësit e BE-së, kështu që duhet të jetë më muskulore dhe dinamike në përpjekjet diplomatike. Ne kemi nevojë për një shtyllë kurrizore në Ballkan”.

Ajo ka shtuar se Qeveria e Serbisë duhet të angazhohet për normalizim të raporteve me Kosovën dhe ka kërkuar nga “BE-ja të angazhojë pesë shtetet që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës për të mbështetur trajektoren e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, “duke forcuar paprekshmërinë e integritetit të saj territorial”.

Ndryshe, organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore