Lajme

Kamerat amatore filmojnë betejën e ashpër pranë Kiev-it


Beteja e ashpër e Brigadës së 72-të ukrainase me pushtuesit rusë në rajonin e Kiev-it është filmuar në video.

Që në mëngjes filloi të dilte lajmi se ushtria ukrainase kishte nisur një kundërsulm.

Nata ishte e vështirë, ndërsa në mëngjes vijuan luftimet.

Në prapaskenë dëgjohen zërat e luftëtarëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët gëzohen për humbjen e armikut.

Kujtojmë se trupat ruse pushtuan Ukrainën – mëngjesin e 24 shkurtit.

Së pari, armiku filloi të bombardojë objektet ushtarake dhe, më pas, sulmoi vendbanimet paqësore, në veçanti, bombat e armikut ranë në Kiev më shumë se një herë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se, deri më 10 mars, më shumë se 12 mijë pushtues dhe shumë pajisje armike ishin shkatërruar tashmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore