Kosova

Kamberi thotë se drejtori shqiptar i arrestuar nga policia serbe është liruar


Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit është liruar, pasi i njëjti një ditë më parë ishte arrestuar pasi kishte lejuar shfaqjen e dy filmave të financuara nga Qeveria e Kosovës.

Ai madje ka bërë të ditur se premierat e dy filmave “Heshtja vret” dhe “I pabesi” nuk do të mbahen deri në një kohë të pacaktuar.

“I paqartë është motivi i angazhimit kaq të madh i policisë në Bujanoc për të marr në bisedë informative dhe për të ndaluar premierën e dy filmave të aktorëve shqiptarë një ditë para se ata të shfaqen. Edhe më e paqartë është frika që ata kanë nga përmbajtja e filmave që as nuk i kanë parë. Parandaluan premierën për pretendimin rreth përmbajtjes në vend që të lejonin që përmbajtjen ta mësojnë nga premiera”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Kamberi ka bërë të ditur se në cilësinë e deputetit do t’i drejtohen institucioneve përgjegjëse për të kërkuar sqarime rreth këtij veprimi, duke njoftuar gjithashtu institucionet relevante ndërkombëtare për veprimet që po ushtrohen ndaj shqiptarëve të Luginës.

Arrestohet kryetari i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc pasi lejoi shfaqje teatrale të financuar nga Kosova

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore