Kosova

Kamberi: Pushteti qendror në Serbi po ushtron presion duke arrestuar funksionarë lokalë nga Lugina


Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur se pushteti qendror në Beograd po bënë presion te komuniteti shqiptar në Serbi duke arrestuar funksionarë lokal në Luginën e Preshevës gjegjësisht në Bujanoc.

Sipas tij ditë më parë me urdhrin e prokurorisë speciale në Nish janë arrestuar drejtori aktual dhe ish-drejtori i ndërmarrjes “Komunalia” gjoja kanë falë borxhet e konsumatorëve.

“Janë mbajtur në ndalim për 24 orë dhe pastaj janë liruar sipas procedurës së rregullt”, ka thënë fillimisht Kamberi duke shtuar se edhe më herët nën rrethana të njëjta, me urdhër të prokurorisë speciale në Nish, janë arrestuar funksionar lokal për t’u liruar më pastaj.

“Këto masa të ndërmarra nga pushteti qendror po shndërrohen ne formë te re të presionit të pushtetit serb”, ka shtuar Kamberi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore