Përballje

Juventus thyen tabun, fiton për herë të parë në Salerno


Juventus është kthyer te fitorja pas humbjes që pësoi të shtunën përballë Atalanta-s.

Zonja e vjetër ishte mysafirë në një stadium që nuk kishte fituar asnjëherë më parë.

“Stadio Arechi” i Salernitanas ishte stadiumi i vetëm nga i cili Juventus nuk kishte dalë asnjëherë me tre pikët.

Por, kjo gjë ka ndryshuar sonte.

Përballë vendit të fundit në tabelë, Juventus e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi deri në fund.

Dominimin që e kishte, e shndërroi në gol pas 20 minutash lojë.

Dejan Kulusevski me një pasim të bukur e gjeti Paulo Dybala-n, që e shfrytëzoi maksimum atë pasim duke e shndërruar në gol.

Shtatë minuta më vonë, Juventus-i gjeti edhe golin e dytë, nëpërmjet Chiellini-n.

Mirëpo, VAR ndërhyu dhe goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1, dhe Juventus dominimin e vazhdoi edhe në pjesën e parë.

Bardhezinjtë golin e parë e gjetën 20 minutat pas fillimit, kurse golin e dytë e gjeti 20 minuta para fundit.

Lojtari i cili u shtua në listën e golashënuesve ishte Alvaro Morata.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me bardhezinjtë që arritën tri pikë të mira.

Me këtë tre pikësh, Juventus ngjitet në vendin e shtatë, me 24 pikë. Salernitana në anën tjetër mbetet e fundit në tabelë, me vetëm tetë pikë pas 15 ndeshjesh.

Përkundër kësaj, skuadra nga Salerno është vetëm tri pikë larg zonës së shpëtimit, me Venezia-n që ka 11.

Ndeshja tjetër e natës përfundoi me barazim pa gola mes Verona-s dhe Cagliari-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore