
Pas humbjeve përballë Napoli-t në Serie A dhe Porto-s në Champions League, Juventus kthehet te fitorja pas triumfit kundër Crotone-s në kampionat.
Protagonist ishte i përhershmi, Cristiano Ronaldo.
Juventus e dominoi ndeshjen nga minuta e parë , por u desh të pritej deri në fund të pjesës së parë për të parë golat.
Ishin minutat 38 dhe 46 që Cristiano Ronaldo i shfrytëzoi për t’u ngritur në ajër dhe për të shënuar dy gola me kokë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0.
Pjesa e dytë ishte e qetë, dhe golin e sigurisë për Juventus e shënoi amerikani McKennie.
Me këtë fitore, Juventus ngjitet në vendin e tretë, me katër pikë më pak se Milan dhe tetë më pak se Inter.
Por, në krahasim me këto dy skuadra, Juventus ka një ndeshje më tepër për të zhvilluar.
Tabela e plotë e Seria pas 23 javësh: