Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit

SHFLETO
Sadiola Xhelili
02.05.2024 23:15
Loading Icons...

Kompania Johnson & Johnson ka bërë me dije se do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur shumicën e padive të ngritura nga gratë që zhvilluan kancer lidhur me përdorimin e produkteve të tilla si pudra për fëmijë.

Marrëveshja është e lidhur me një paraqitje të tretë falimentimi nga një filial i J&J, Ltl Management.

J&J ka thënë se paditë e mbetura në pritje do të trajtohen jashtë planit të ri të zgjidhjes.

Gjigandi farmaceutik ka thënë se tashmë ka zgjidhur 95% të padive të lidhura me mesothelioma-n.

Gjykatat hodhën poshtë dy përpjekjet e mëparshme të J&J për të zgjidhur paditë përmes falimentimit të filialit të krijuar Ltl Management.

J&J, e cila pohon se produktet e saj nuk përmbajnë asbest dhe nuk shkaktojnë kancer, ka bërë me dije se zgjidhja e saj mbështetet nga avokatët që përfaqësojnë shumicën e paditësve që kanë ngritur padi kundër kompanisë.