Sport

Java e 7-të e Kategorisë Superiore U21, lumë golash dhe kartonash


Janë luajtur ditën e sotme pesë takime, të javës së shtatë të Kategorisë Superiore U21, nga ku janë arritur këto rezultate:

Teuta ka mposhtur në Durrës ekipin e Bylis,  me rezultatin 4-2, ku të katër golat i shënuan në pjesë të parë, ndërsa Bylisi shënoi dy herë në pjesën e dytë.

Shënkolli është ndalur në barazim 2-2 me Kukësin. Kukësi po fitonte 0-2 deri në minutat e fundit të takimi  kur është barazuar pikërisht në minutat 87’ dhe 90+3’.

Akademia e Futbollit vazhdon serinë e paraqitjeve negative pas javës së shtatë dhe ka po kaq humbje, ku kësaj radhe, humbi  me rezultatin 1-3 përball Turbinës.

Kastrioti ka mundur Apolonin me rezultatin 4-2, ndërsa sfida tjetër midis Football Republic dhe Tiranës, përfundoi në shifrat 2 me 3 për miqtë.

Në total, në pesë ndeshjet e luajtura u shënuan 25 gola, nga të cilët, 10 gola u shënuan në pjesët e para të takimeve. Gjithashtu , në të pesë takimet u morën 21 kartona të verdhë dhe një karton i kuq.

Aktualisht renditjen e Kategorisë Superiore U21, e udhëheqin Laçi, Dinamo dhe Vllaznia (një ndeshje më pak) me nga 13 pikë, ndërsa në vend të fundit është Akademia e Futbollit me zero pikë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore