Ish-zyrtarja e OSBE-së e pranon se ka gabuar që e ka fajësuar UÇK-në për rastin “Panda”

SHFLETO

Ish-zyrtarja e OSBE-së, Sandra Mitchell.

 

Altina Marmullaku
07.12.2023 10:40
Loading Icons...

Ish-zyrtarja e OSBE-së, Sandra Mitchell, është duke vazhduar dëshminë e saj në ditën e tretë në Gjykatën Speciale në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku është pyetur për njërin nga raportet e saj të hartuara për rastin “Panda” në Pejë ku ishin vrarë gjashtë të rinj serbë në vitin 1988.

Mitchell, e cila është duke u marrë në pyetje nga avokati Gregory Kehoe, i cili mbron ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pranuar se ka gabuar në raportin e saj ku fajtore për vrasjen e të rinjve serbë e kishte bërë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Ju publikuat një rrëfim për vrasjet në Panda që ju besoni se ishte i mundshëm. Në atë raport është deklaratë ku thuhet se u vranë 6 të rinj serbë dhe pas këtyre vrasjeve ishte UÇK-ja dhe shqiptarë?”, pyeti avokati.

Ndërsa Mitchell tha se “kanë qenë të pasakta”.

Pjesë nga intervistimi i Mitchell nga avokati mbrojtës Kehoe.

Kehoe: Tani do të iu tregoj një artikull të Ballkan Insight. Aty citohet se Vladimir Vukçeviç, që nuk ka pasur shqiptarë në Pejë në atë kohë dhe dy i gjithë informacioni u krye me synimin e atribuimit të tij palës tjetër. A e dini këtë fakt se vrasjet në kafenenë Panda ishin operacion i tillë me synimin për ta fajësuar UÇK-në?

Mitchell: Jo nuk e di .

Kehoe: Ju publikuat një rrëfim për vrasjet në Panda që ju besoni se ishte i mundshëm. Në atë raport është deklaratë ku thuhet se u vranë 6 të rinj serbë dhe pas këtyre vrasjeve ishte UÇK-ja dhe shqiptarë?

Mitchell: Po.

Kehoe: Nëse këto artikuj janë të vërtetë deduktimi që keni bërë ju, atëherë është i pasaktë?

Mitchell: Po, ashtu del.

Kehoe: Ju nuk kishit mundësinë të bëni hetime në atë kohë, por ky incident është përplot me emocione dhe kjo është me rëndësi. Dhe ju duhej që të hetonit siç duhet në çdo moment situatat?

Avokati, Gregory Kehoe.

Mitchell: Po.

Në pyetjen ku avokati Kehoe e pyeti atë se serbët kanë bërë edhe operacione të tjera për ta fajësuar UÇK-në, dëshmitarja nuk është pajtuar.

“Nuk do të thoja me kaq siguri që ka ndodhur vazhdimisht. Raportet janë të mbështetura në pretendime”, tha ajo.

Kehoe: Kur i hedh pretendimet në raport ju thatë që pasi i merrnit pretendimet ju vetë nuk bënit hetime të tjera?

Mitchell: Jo, i kërkonim të tjerëve ta bënin.

Kehoe: Shohim vëllimin e parë të raportit siç është treguar. Këtu flasim për ndalimin e dy gazetarëve të Tajugut, e shihni. Këtu thuhet që gazetarët e Tanjugut, u rrëmbyen nga anëtarë të UÇK-së më 18 tetort 1998 dhe më në fund u liruan pas dy muajsh. Do të tregoj një dokument që është pranuar si provë.

Kehoe: Kur po shihnit rastin e dy gazetarëve edhe e hodhët këtë informacion ju nuk bëtë hetim kush ishin?

Mitchell: Nuk jam e sigurt.

Keheo: Bazuar në poshtë-shënimet ju nuk keni bërë hetime kush ishin ata?

Mitchell: Korrekt.

Keheo: Ky është dokumenti i pranuar si provë. Është për një nga këta reporterët me emrin Vladimir Dobriçiç që pretendonte se ishte fotoreporter, kur në të vërtetë ai ishte kyçur në grup vullnetarësh në Kroaci dhe ka kryer një sërë vrasjesh, dhe për shkak të krimeve që ka kryer, u vendos që Njësiti i tij të mbyllej.

Është përshkruar si çetnik i egër. A bëtë ndonjë analizë për këtë zotëriun a ka qenë i përfshirë në krime në Kroaci e Bosnje?

Kushdo që e shikon këtë për të kuptuar a ka veprimtari kriminale, ju pajtoheni me mua që duhet të shikojmë kush janë viktimat, çfarë të shkuara kanë?

Mitchell: Kështu është.

Kehoe: Jo thjesht të marrësh e të kopjosh informacion?

Mitchell: Po e pranoj.

Kehoe: Ne folëm Dobriçiçi nuk ishte fotoreporter i Tanjugut, folëm edhe për operacionin Panda. Kemi folur për informacione të tjera të sajuara që burojnë nga serbët, p.sh hedhja e pamfleteve nga shqiptarët e Kosovës.

Në dhjetor 1998 u gjetën pamflete që kishte kërcënime për vdekje ku thuhej se ishin të UÇK-së. OSBE-ja u këshillua që shqiptarët e asaj kohe nuk besonin që ishin autentike, dhe ishin trillin nga Policia Serbe?

Mitchell: Nuk më kujtohet, por kam besim që nëse është në raport e kemi marrë këtë informacion.

Edhe zyrtari i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare që kryen kërkime dhe avokon mbi të drejtat e njeriut – Human Rights Watch, Frederick Abrahams, e ka pranuar se ka marrë raporte nga Serbia kur kishte dëshmuar në Gjykatën Speciale.

E pranoi se ka gabuar në raportin e tij për vrasjen e civilëve nga UÇK-ja dhe ka hartuar raporte duke cituar mediat serbe, Abrahams përfundon dëshminë për këtë javë