Sport

Isco, larg Real Madrid-it, i kërkuar nga disa skuadra


Ka shumë sezone tashmë Isco Alarcon nuk po e gjen formën e duhur.

Spanjolli që pas botërorit të vitit 2018, e ka humbur pozitën e startuesit te Real Madrid-i.

Madje, ai ka humbur vendin edhe te kombëtarja e Spanjës, ku nuk është ftuar në skuadrën në EURO 2020.

Kjo e ka bërë Isco-n që të kërkojë largimin nga klubi, e Real Madrid-in që të kërkoj skuadra për futbollistin.

Forma e Isco-s ka zbehur edhe interesimin e disa skuadrave, si Arsenal-i, Chelsea dhe United.

Por, dy skuadra ende mbesin të interesuara për shërbimet e ish-fantazistit të Malaga-s.

Ato janë Milan dhe Sevilla.

Largimi i Calhanoglu-t e ka vënë Milan-in në kërkim të një mesfushori, dhe emri i Isco-s është i pari në listë.

Kuqezinjtë janë të gatshëm që të marrin në huazim Isco-n, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Mbretërorët në anën tjetër kërkojnë para këtë verë.

Këtë janë të gatshëm ta bëjën Sevilla, që mund të ofrojnë deri në 30 milionë euro për Isco-n.

Duket se pas Ramos-it, Isco do të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga gjenerata e “artë” e Madrid-it.

Fundi i një epoke, me të vërtetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore