Lajme

Irani mohon sulmin në cisternën e Omanit dhe kërkon siguri në Gjirin Persik


Çisterna e naftës Mercer Street, e cila u sulmua javën e kaluar jashtë Omanit, është parë e ankoruar pranë Fujairah, Emiratet e Bashkuara Arabe, të Mërkurën, 4 Gusht 2021.

Autoritete në Iran kanë hodhur poshtë akuzat e sulmit vdekjeprurës nё cisternën në brigjet e Omanit, si dhe u shprehën se Teherani do të kërkojë të rrisë sigurinë e rrugës strategjike të Gjirit.

Lajmi vjen pas deklaratës së ministrave të Jashtëm të Grupit të Shtatë Ekonomive të Pasura(G-7) të premten, sipas së cilës Irani po kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Të gjitha provat treguan se ishte ai pas sulmit të javës së kaluar, në cisternën Mercer Street”, citohej në deklaratë.

Një zëdhënës i lartë i forcave të armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi duke folur përpara mediave, i quajti lajmet njё operacion psikologjik, si dhe u shpreh si Irani nga ana e tij do ta kishte shpallur hapur nëse do të ishte përballur me armiqtë.

Anija ishte një cisternë nafte me flamur liberian, në pronësi të Japonisë e menaxhuar nga Zodiac Maritime, në pronësi të Izraelit.

Sulmi i dyshuar me dron pranë grykës së Gjirit, një rrugë kryesore e transportit të naftës vrau dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik dhe një rumun.

Ushtria amerikane tha se ekspertët e eksplozivëve të aeroplanmbajtësit Ronald Reagan, i cili u vendos për të ndihmuar në rrugën Mercer, arritën në përfundimin se droni ishte prodhuar në Iran, por Irani e ka mohuar këtë.

“Amerikanët thonë se morën pjesë të dronëve iranianë nga uji, por në cilin laborator u identifikuan këto prova?”, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA.

“Përgatitja e provave të falsifikuara nuk është njё punё e vështirë pasi zionistët shkëlqejnë në përgatitjen e dokumenteve të falsifikuara”, tha Shekarchi, duke sugjeruar se pas sulmit mund të ketë qenë Izraeli.

Pavarësisht mohimeve të Iranit, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët kanë kritikuar për sulmin Teheranin.

Megjithatë, edhe zëvendës-ambasadorja e Iranit në OKB, Zahra Ershadi hodhi poshtë akuzat, si dhe dhe paralajmëroi veprime kundrejt çdo hakmarrjeje.

“Irani nuk do të hezitojë të mbrojë veten dhe do të sigurojë interesat e tij kombëtare”, u shpreh Ershadi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore