Sport

Immobile: Nuk do e këshilloj Acerbi-n, ai e ka ndalur një herë Lewandowski-n


Sonte zhvillohet ndeshja mes Lazio-s dhe Bayern-it në kuadër të raundit të 1/16 në Champions League.

Pas afër dy dekadave, Lazio rikthehet në fazën me eliminim në kompeticionin më madhor për klube.

Per “shqiponjat”, kjo ndeshje do jetë historike në shumë aspekte.

Në konferencën e përhershme për media që zhvillohet për ndeshje, përpos trajnerit Inzaghi, ishte edhe Ciro Immobile.

Sulmuesi fillimisht u shpreh rreth mungesës së tifozëve në stadium.

“Jam shumë i entuziasmuar, por njëkohësisht edhe i mërzitur, sepse tifozët nuk do jenë në këtë ndeshje.”

“Fillimisht, tifoz jam vetë, dhe e di se sa shumë do donin fansat që të ishin pranishëm në këtë ndeshje.”

-A do e këshilloni Acerbi-n se si ta ndalë Lewandowskin?

“Jo. Francesco është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. Ai e ka ndalur një herë Lewandowskin me Italinë përballë Polonisë në ligën e kombeve.”

Më tutje Immobile u shpreh rreth krahasimeve me Ronaldo-n dhe polakun e Bayern Munich.

“Kam respekt të madh për të dy lojtarët, të kem emrin tim afër emrave të tyre është krenari për mua.”

“E vlerësoj si shpërblim për gjithë sakfrificat që kam bërë në jetë.”

Immobile u pyet edhe për kohën që kaloi te Dortmund, që ishte një periudhë e errët për numrin nëntë italian.

“Nuk kam se çfarë t’i arsyetohem askujt, thjeshtë interesohem se çfarë është e mira për skuadrën time.”

“Nuk kam asgjë kundër gjermaëve, e kam thënë këtë gjë plot herë.”

Për fund, Immobile foli edhe për këpucën e artë që fitoi sezonin e kaluar, duke thyer hegjemoninë e dyshes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

“Po pres që të marr këpucën e artë. Jam shumë i emocionuar.”

“Kurrë nuk do mund t’i falënderoj sa duhet skuadrën, trajnerin dhe stafin sa duhet. Është një udhëtim i mrekullueshëm që do mbetet në histori, përkundër vështirësive që kishim.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore