IDF-ja nis dy valë të mëdha sulmesh ajrore në Liban

Mes tyre ishte një sulm i rëndësishëm kundër Hezbollah-ut thellë në Liban në Luginën Bekaa
SHFLETO
Klevis Hoxhaj
23.09.2024 11:45
Loading Icons...

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) filluan një raund masiv sulmesh ajrore kundër Hezbollah-ut të hënën pas një paralajmërimi nga zëdhënësi i IDF-së, R. Admiral Daniel Hagari për publikun e gjerë në Libanin jugor për të evakuuar zonat ku Hezbollahu ka ruajtur raketa ose ka ndërmarrë veprime të tjera.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Jerusalem Post”.

Sulmi i IDF-së ndaj Hezbollah-ut pas paralajmërimit të Hagar-it ishte raundi i dytë i madh i sulmeve ajrore të ditës.

Këto valë sulmesh ajrore përbënin raundin e pestë dhe të gjashtë të sulmeve masive ajrore ndaj Hezbollah-ut që nga e enjtja e javës së kaluar, veçanërisht në Libanin jugor, duke përfshirë më larg kufirit sesa në disa raste të mëparshme.

Ndër sulmet ishte një sulm i rëndësishëm kundër Hezbollah-ut thellë në Liban në Luginën Bekaa.

IDF-ja u dërgoi mesazhe me tekst qytetarëve të Libanit jugor duke u kërkuar atyre që të qëndrojnë larg strukturave të Hezbollah-ut, raportojnë mediat izraelite.

“Nëse jeni në një ndërtesë që përmban armë të Hezbollah-ut, largohuni menjëherë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në mesazhin e dërguar civilëve.

Sipas një reporteri të Reuters, menjëherë pas kësaj, banorët në Libanin jugor morën gjithashtu telefonata nga një numër libanez duke i urdhëruar ata të distancoheshin menjëherë 1 mijë metra nga çdo post i Hezbollah-ut.

Për më tepër, komanda e UNIFIL, forca e OKB-së në Liban, urdhëroi të gjithë punonjësit e saj civilë të largoheshin me familjet e tyre në zonat e sigurta në veri të lumit Litani, thanë burimet e sigurisë për gazetën Al-Akhbar të lidhur me Hezbollah-un.